- Ftesë për mbledhjen e 7-të të Kuvendit të Komunës së Lipjanit
- Aprovimi i ekstraktit nga mbledhja e 6-të e Kuvendit.
- Propozim Vendim për rritjen e buxhetit të Komunës së Lipjanit nga tejkalimi i të hyrave vetanake për vitin 2025.
- Propozim Vendim mbi dhënien e pëlqimit për bartjen e të hyrave vetanake të Komunës së Lipjanit të vitit 2024 dhe 2025 në vitin 2026.
- Propozim Vendim mbi aprovimin e Kornizës Afatmesme Buxhetore 2027–2029.
- Propozim Rregullore për taksat dhe gjobat komunale.
- Propozim Vendim për miratimin e Planit të Transportit Rrugor të Udhëtarëve me autobus në territorin e Komunës së Lipjanit 2026–2030.
- Propozim Vendim për emërtimin e rrugëve të reja, shesheve dhe hapësirave publike në territorin e Komunës së Lipjanit.
- Propozim Vendim për dhënien e pëlqimit për ndarjen e mjeteve financiare për fermerë për subvencionimin e qumështit Nr. 320/01-26973 i datës 16.06.2026.
- Propozim Vendim për ndryshimin e titullarit të paluajtshmërisë nga Shkolla Bujqësore në Shkollën e Mesme Gjimnazi “Ulpiana” në Lipjan.
- Propozim Vendim për ndryshimin e titullarit të paluajtshmërisë nga Shkolla Bujqësore në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Vëllezërit Frashëri” në Lipjan.
- Propozim Vendim për përcaktimin e kompensimit të anëtarëve të Komisionit Komunal të aksionarëve në Ndërmarrjen Publike Lokale “Pastrimi”.
- Propozim Vendim për formimin e Komisionit Vlerësues për zbatimin e procedurave për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës në ZK Lipjan, për Vendimin paraprak 15NR.463/02-17208 i datës 29.03.2024 dhe Vendimin NR.15-462/01-22762 të datës 08.05.2024 për korrigjimin e Vendimit paraprak.
- Propozim Vendim për anulimin e Vendimit paraprak për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronave të paluajtshme – lokaleve afariste të Komunës në Zonën Kadastrale Lipjan 15NR.462/01-20084 të datës 30.04.2026.