- Ftese për mbledhjen e 4-të të Kuvendit të Komunës.
- Aprovimi i ekstrakteve nga mbledhja inauguruese, mbledhja e 2-të dhe e 3-të.
- Raporti i shpenzimeve dhe i të hyrave Janar–Dhjetor 2025.
- Propozim Vendim për fillimin e procedurës për ndryshim-plotësimin e Hartës Zonale të Komunës.
- Propozim Vendim për lirimin nga pagesa e borxheve të qirasë joprofitabile të përfituesve të banimit social.
- Propozim Vendim për ndarjen e mjeteve financiare për Qendrën për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve – strehimoren në mbrojtje të viktimave të dhunës familjare dhe atyre të dhunës gjinore.
- Propozim Vendim për shfuqizimin e Vendimit 15Nr.020/04-59398, datë 29.11.2024, për miratimin e ofertës së përzgjedhur nga Komisioni Vlerësues për dhënien në shfrytëzim të pronave të paluajtshme të Komunës në Zonën Kadastrale në Lipjan.
- Propozim Vendim për shfuqizimin e Vendimit 15Nr.462/01-4918, datë 28.01.2025, për miratimin e ofertës së përzgjedhur nga Komisioni Vlerësues për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës në Zonën Kadastrale Babush i Muhaxherëve.
- Propozim Vendim për formimin e Komisionit komunal për emërtimin e rrugëve të reja, shesheve dhe hapësirave publike në territorin e Komunës së Lipjanit.
- Propozim Vendim për formimin e Komisionit vlerësues për zbatimin e procedurave për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës në ZK Konjuh.
- Propozim Vendim për formimin e Komisionit për shqyrtimin e ankesave të palëve në procedurën e dhënies në shfrytëzim afatshkurtër dhe afatgjatë të pronës së paluajtshme.
- Propozim Vendim për formimin e Komisionit përzgjedhës Ad hoc për përzgjedhjen e drejtorëve në institucionet publike edukativo arsimore të Komunës së Lipjanit.
- Propozim Vendim për themelimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi – KKSB.
- Propozim Vendim për formimin e grupit punues për hartimin e Projekt-Rregullores së re të Punës së Kuvendit të Komunës së Lipjanit.