Biografia
Emri: Shkelzen
Mbiemri: Hajdini
Profesioni/Edukimi: Fakulteti Ekonomik, Dega: Menaxhment dhe Informatikë, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Karriera e Punës: Aktualisht mban pozitën e Drejtorit për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale.
Bartë një përvojë të gjatë në pozitat e larta brenda institucioneve vendore. Para angazhimit në këtë pozitë, ka qenë Deputet i Parlamentit të Republikës së Kosovës, Drejtor për Zhvillim Ekonomik si dhe Drejtor për Buxhet dhe Financa në Komunën e Lipjanit.
Po ashtu, ka përvojë të gjatë rreth pesëmbëdhjetë vjeçare me organizata të ndryshme ndërkombëtare.
Është njohës i mirë i gjuhës angleze. Është i certifikuar si ekspert i zhvillimit ekonomik dhe i certifikuar nga CDP për kompletimin e 23.5 orëve në Konferencën e Akredituar Ndërkombëtare për Shërbimet e Integruara Shëndetësore të organizuar nga International Foundation of Integrated Care.
Ka kryer shumë trajnime të organizuara nga organizata dhe institute ndërkombëtare dhe vendore në fushën e menaxhimit si: trajnim në aftesitë negociuese, shkrim akademik, lidership, aftësi komunikese, fuqizimi i sektorit privat, menaxhim financiar, menaxhim i projekteve, etj.
Karriera Politike: Kryetar i LDK-së, nëndega Lipjan
Statusi familjar: I martuar dhe ka katër fëmijë
Jeton në Lipjan