Diamant Bytyqi është Nënkryetar i Komunës së Lipjanit që nga 24 dhjetori 2021. Nga data 09 janar 2026, ai është emëruar sërish në pozitën e Nënkryetarit të Komunës së Lipjanit.
Është i lindur më 07 prill 1991 në Lipjan dhe ka përvojë në administratën publike, komunikimin institucional dhe angazhimin shoqëror.
Studimet universitare i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Fakulteti i Mjekësisë, drejtimi Stomatologji. Arsimin e mesëm e ka përfunduar në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Ali Sokoli” në Prishtinë, ndërsa arsimin fillor në Shkollën Fillore “Haradin Bajrami” në Magurë.
Gjatë karrierës së tij ka shërbyer si Zyrtar për Marrëdhënie me Publikun në Komunën e Lipjanit, Zyrtar Administrativ në Zyrën e Kryesuesit të Kuvendit, si dhe Mësimdhënës i praktikës profesionale në sh.m.m “Rezonanca”.
Ka qenë gjithashtu i angazhuar në sektorin shëndetësor si përfaqësues mjekësor, si dhe si trajner në projekte edukuese për shëndetin oral.
Z. Bytyqi ka qenë aktiv në angazhimin politik dhe rinor, përfshirë funksionin e Kryetarit të FRLDK-së në Lipjan, si dhe bartës i listës në zgjedhjet lokale të vitit 2017. Aktualisht është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.
Po ashtu, ka ndjekur trajnime të ndryshme profesionale dhe udhëheqëse të organizuara nga institucione dhe organizata vendore dhe ndërkombëtare.
Email address: diamant.bytyqi@rks-gov.net / diamanti-1@live.com
Facebook: https://www.facebook.com/diamant.bytyqi.1/
Zyrtare administrative
Leonita Asllani
E-mail: