Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Swisscontact dhe Asociacionit të Komunave të Kosovës , Komuna e Lipjanit u përfaqësua nga Nenkryetari z. Diamant Bytyqi dhe drejtori i Zhvillimit Ekonomik, z. Valon Pacolli.
Gjatë qëndrimit treditor në Grenoble, delegacioni zhvilloi takime në komunat Les Déserts dhe Villard-de-Lans, ku u prit nga kryetarë, nënkryetarë dhe ekspertë të turizmir dhe zhvillimit ekonomik. Në këto takime u diskutua për praktikat e menaxhimit të taksës turistike dhe rolin e saj në zhvillimin e infrastrukturës dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët si dhe për potencialin dhe zhvillimin e sporteve malore si pjesë e ofertës turistike.
Po ashtu delegacioni mori pjesë në panairin ndërkombëtar të turizmit malor “Mountain Planet”, një ndër ngjarjet më të rëndësishme në këtë fushë.
Kjo vizitë ofroi njohuri dhe përvoja të vlefshme për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë lokale në Komunën e Lipjanit e në veçanti për zonën e Goleshit.