Pas vërshimeve të fundit që kanë prekur Komunën e Lipjanit dhe kanë shkaktuar dëme në infrastrukturë, është dëmtuar edhe ura në fshatin Smallushë.
Falë reagimit të shpejtë dhe bashkëpunimit me sektorin privat, ura është rregulluar dhe rikthyer në funksion brenda dy ditësh, duke mundësuar normalizimin e qarkullimit për banorët.
Punimet janë realizuar pa kosto për Komunën, nga Kompania Dino, e cila ka ofruar ndihmën e saj në mënyrë vullnetare.
Komuna e Lipjanit falënderon Kompaninë Dino, për ndihmën e ofruar dhe mbetet e përkushtuar në menaxhimin e situatës pas vërshimeve.






