Gjatë ditës së sotme, Kuvendi i Komunës së Lipjanit, i udhëhequr nga Kryesuesi, z. Daut Azemi, zhvilloi punimet e mbledhjes së 7-të me radhë, në të cilën u shqyrtuan dhe u miratuan të gjitha pikat e rendit të ditës, të propozuara për këtë seancë.
Nënkryetari i Komunës së Lipjanit, z. Diamant Bytyqi, gjatë kësaj seance ka dhënë sqarime për të gjitha pyetjet dhe çështjet e ngritura nga anëtarët e Kuvendit të Komunës.
Gjatë punimeve të kësaj seance u miratuan këto pika të rendit të ditës:
•Aprovimi i ekstraktit nga mbledhja e 6-të e Kuvendit.
• Propozim Vendim për rritjen e buxhetit të Komunës së Lipjanit nga tejkalimi i të hyrave vetanake për vitin 2025.
• Propozim Vendim mbi dhënien e pëlqimit për bartjen e të hyrave vetanake të Komunës së Lipjanit të vitit 2024 dhe 2025 në vitin 2026.
• Propozim Vendim mbi aprovimin e Kornizës Afatmesme Buxhetore 2027-2029.
• Propozim Rregullore për taksat dhe gjobat komunale.
• Propozim Vendim për miratimin e Planit të Transportit rrugor të udhëtarëve me autobus në territorin e Komunës së Lipjanit 2026-2030.
• Propozim Vendim për emërtimin e rrugëve të reja, shesheve dhe hapësirave publike në territorin e Komunës së Lipjanit.
• Propozim Vendim për dhënien e pëlqimit për ndarjen e mjeteve financiare për fermer për subvencionimin e qumështit Nr.320/01-26973 i datës 16.06.2026.
• Propozim Vendim për ndryshimin e titullarit të paluajtshmërisë nga Shkolla Bujqësore në Shkollën e Mesme Gjimnazi “Ulpiana” në Lipjan.
• Propozim Vendim për ndryshimin e titullarit të paluajtshmërisë nga Shkolla Bujqësore në Shkollën Fillore e Mesme e Ulët “Vëllëzrit Frashëri” në Lipjan.
• Propozim Vendim për përcaktimin e kompenzimit të anëtarëve të Komisionit Komunal të aksionarëve në Ndërmarrjen Publike Lokale “Pastrimi”.
• Propozim Vendim për formimin e Komisionit Vlerësues për zbatimin e procedurave për Propozim për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës të paluajtshme të Komunës në ZK Lipjan, për Vendimin paraprak 15NR.463/02-17208 i datës 29.03.2024 dhe Vendimin NR.15-462/01- 22762 të datës 08.05.2024 për korrigjimin e Vendimit paraprak.
• Propozim Vendim për anulimin e Vendimit paraprak për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronave të paluajtshme-lokaleve afariste të Komunës në Zonën Kadastrale Lipjan 15NR.462/01-20084 të datës 30.04.2026.