Gjatë ditës së sotme, Kuvendi i Komunës së Lipjanit, i udhëhequr nga Kryesuesi, z. Daut Azemi, zhvilloi punimet e mbledhjes së 5-të me radhë, në të cilën u shqyrtuan dhe u miratuan të gjitha pikat e rendit të ditës, të propozuara për këtë seancë.
Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, gjatë kësaj seance ka dhënë sqarime për të gjitha pyetjet dhe çështjet e ngritura nga anëtarët e Kuvendit të Komunës.
Gjatë punimeve të kësaj seance u miratuan këto pika të rendit të ditës:
•Propozim Vendim për caktimin e lokacionit për Shkollën e Mesme Gjimnazi “Ulpiana” në Lipjan.
•Propozim Vendim për miratimin e Planit komunal për riintegrimin e qëndrueshëm të personave të riatdhesuar dhe integrimin e të huajve në Komunën e Lipjanit 2026–2028.
•Propozim Vendim për ndarjen e mjeteve financiare për organizatën “QATAR CHARITY” për realizimin e projekteve për siguri ushqimore, konkretisht serra bujqësore dhe motokultivatorë me frezë kose, motokultivatorë me frezë kose dhe rimorkio.
•Propozim Vendim për ndarjen e mjeteve financiare për organizatën “QATAR CHARITY” për projektin e hapjes së puseve për ujë të pijshëm për familjet me kushte të rënda ekonomike.
•Propozim Vendim për caktimin e lokacionit për klub të futbollit në ZK-Babush i Muhaxherëve.
•Propozim Vendim për ndryshimin dhe plotësimin e shtojcës A – tarifat e shërbimit të rregullores për menaxhimin e mbeturinave në territorin e Komunës së Lipjanit, 15Nr.352-47361, të datës 30.09.2020.
•Propozim Vendim për formimin e Komisionit Komunal të Aksionarëve në Ndërmarrjen Publike Lokale “Pastrimi”.
•Propozim Vendim për themelimin e organit të kujdestarisë në kuadër të Qendrës për Punë Sociale në Lipjan.
•Raport përmbledhës për dëmet e vlerësuara nga Komisioni komunal për vlerësimin e dëmeve në territorin e Komunës së Lipjanit për vitin 2025 – Janar 2026.
•Raport i Punës i Zyrës së Kryetarit dhe Drejtorateve Komunale Janar–Dhjetor 2025.
•Informatë nga KRM “Pastrimi” Sh.A. për gjendjen e grumbullimit dhe transportit të mbeturinave në territorin e Komunës së Lipjanit.
•Propozim Vendim për dhënien e pëlqimit për ndarjen e mjeteve financiare shoqatës sindikale të administratës komunale.