Gjatë ditës së sotme, Kuvendi i Komunës së Lipjanit, i udhëhequr nga Kryesuesi, z. Daut Azemi, zhvilloi punimet e mbledhjes së 43-të me radhë, ku u shqyrtuan dhe u miratuan pikat e rendit të ditës, të cilat ishin propozuar për këtë seancë.
Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, gjatë kësaj seance ka dhënë sqarime për të gjitha pyetjet dhe çështjet e ngritura nga anëtarët e Kuvendit.
Gjatë punimeve të kësaj seance u miratuan këto pika të rendit të ditës:
– Aprovimi i ekstraktit nga mbledhja e 42-të e Kuvendit.
– Propozim Vendim mbi aprovimin e Kornizës Afatmesme Buxhetore 2026-2028
– Propozim Vendim për ndryshimin e emërtimit të Shkollës së Mesme Profesionale “Adem Gllavica”.
– Propozim Vendim për formimin e Komisionit pëezgjedhës ad.hoc për përzgjedhjen e drejtorëve e zëvendësdrejtorëve në institucionet edukativo arsimore të Komunës së Lipjanit.
– Propozim Vendim për anulimin e Vendimit 15nr.352/05-27004 i dates 29.05.2025 dhe caktimin e lokacionit të varrezave në fshatin Qylagë.