Gjatë ditës së sotme, Kuvendi i Komunës së Lipjanit i udhëhequr nga kryesuesi z. Daut Azemi, zhvilloi punimet e mbledhjes së 10-të me radhë. Seanca filloi me një minutë heshtje në shenjë solidarizimi dhe nderimi për Arlinda Zekën, e cila humbi jetën si pasojë e dhunës në familje. Më pas u shqyrtuan dhe u miratuan të gjitha pikat e rendit të ditës të propozuara për këtë seancë.
Kryetari i Komunës së Lipjanit z. Imri Ahmeti, gjatë kësaj seance dha sqarime lidhur me pyetjet dhe çështjet e ngritura nga anëtarët e Kuvendit të Komunës.
Gjatë punimeve të kësaj seance u miratuan këto pika të rendit të ditës:
•Aprovimi i ekstraktit nga mbledhja e 9-të e Kuvendit.
•Raporti i shpenzimeve dhe të hyrave janar-shtator 2026.
•Propozim Vendim për formimin e Komisionit Vlerësues për zbatimin e procedurave për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës në Zonën Kadastrale Konjuh, për njësitë kadastrale 00164-15 dhe 00164-26.
•Propozim Vendim për miratimin e ofertës së “Birra Peja”, të përzgjedhur nga Komisioni Vlerësues për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës në ZK-Konjuh.
•Propozim Vendim për shfuqizimin e Vendimit 01-462/01-2657, datë 14.01.2025, për miratimin e ofertës së “Nika Pro-ing SH.P.K.”, të përzgjedhur nga Komisioni Vlerësues për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës në Zonën Kadastrale Babush i Muhaxherëve.
•Propozim Statuti i Qendrës për Punë Sociale në Lipjan.
•Propozim Vendim për faljen e borxheve të papaguara për ish-shfrytëzuesit e pronës komunale.
•Propozim Vendim për ndarjen e mjeteve financiare për Organizatën Ndërkombëtare Help – Hilfe zur Selbsthilfe E.V.






