Komuna e Lipjanit, në kuadër të bashkëpunimit me organizatën Edu De’Art, fton studentët dhe të rinjtë e interesuar të aplikojnë për t’u bërë pjesë e Forumit për Intervenime në Hapësira Publike në Lipjan.
Ky forum synon të angazhojë të rinjtë profesionistët dhe komunitetin lokal në identifikimin dhe zhvillimin e ideve konkrete për përmirësimin e hapësirave publike në Komunën e Lipjanit. Përmes takimeve, punëtorive, hulumtimeve në terren dhe bashkëpunimit me ekspertë të fushave të ndryshme, pjesëmarrësit do të kontribuojnë në hartimin e koncepteve kreative dhe funksionale për zhvillimin e hapësirave publike në qytet.
Kush mund të aplikojë?
• Të rinjtë e moshës 18–30 vjeç;
• Studentët e nivelit Bachelor ose Master në fushat e arkitekturës, arteve, dizajnit, urbanizmit, planifikimit hapësinor ose shkencave sociale;
• Të sapodiplomuarit në këto fusha;
• Të rinjtë me interes për zhvillimin e hapësirave publike, artin, komunitetin dhe angazhimin qytetar.
Çfarë përfitojnë pjesëmarrësit?
Punë dhe mentorim me ekspertë të fushës;
Përvojë praktike në hulumtim dhe zhvillim konceptesh;
Pagesë për angazhimin në forum, punëtori dhe aktivitetet hulumtuese;
Certifikatë pjesëmarrjeje.
Afati i aplikimit: 20 korrik 2026
Aplikimi bëhet duke dërguar në adresën elektronike: edudeart@gmail.com
• CV-në;
• Letër motivimi ku shpjegohen arsyet e aplikimit.
Përparësi do të kenë studentët nga Komuna e Lipjanit.
Projekti zbatohet nga Edu De’Art në bashkëpunim me Komunën e Lipjanit dhe përkrahet nga programi “EJA Kosovë” i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), i bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia.