Në prezencë të përfaqësuesve të pushtetit lokal, përfaqësuesve të IND dhe përfaqësues të institucioneve tjera komunale, Hyra Bytyçi përfaqësuese e Grupit të Grave në Lipjan ka hapur këtë tryezë diskutimi e cila kishte për qëllim të kontribuojë në sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e komunitetit për rëndësinë e parandalimit, kontrolleve të rregullta dhe kujdesit ndaj shëndetit të grave.
Po ashtu gjatë kësaj tryeze u prezantua një ligjëratë “Njohurit rreth kancerit të gjirit” nga Dr. Egzona Bytyqi, Specialiste e Onkologjisë Mjekësore në kliniken QKUK Prishtinë, ku u elaboruan shumë çështje të cilat shërbejnë për të rritur ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit, rëndësinë e zbulimit të hershëm dhe qasjen në kontrolle e trajtim.
Kujdesi për shëndetin e Gjirit është kujdes për jetën. Informimi, njohja e ndryshimeve dhe kontrollet e rekomanduara janë hapa të rëndësishëm drejt zbulimit të hershëm dhe trajtimit në kohë.





