Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, në emër të institucionit komunal, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Zejnullahu për ndarjen nga jeta të të riut Zejn Zejnullahu, nxënës i shkollës fillore “Zenel Hajdini” në Gadime.
E nderuara familje Zejnullahu,
Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të nxënësit Zejn Zejnullahu, pas përpjekjeve të mëdha të banorëve të zonës dhe ekipeve mjekësore, fatkeqësisht nuk arritën ta shpëtojnë.
Kjo ngjarje e rëndë ka tronditur të gjithë qyetatrët. Humbja e një jete të re është një dhimbje e madhe për familjen, shkollën dhe për gjithë komunën tonë.
Lusim Zotin e Madhërishëm që raste të tilla të mos përsëriten më dhe t’i japë forcë familjes për ta përballuar këtë humbje të rëndë.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Zejnullahu, të afërmve, shokëve, mësimdhënësve dhe gjithë qytetarëve të Gadimes.
Zoti e mëshiroftë!
Imri Ahmeti
Kryetar i Komunës së Lipjanit