Kryetari i Komunës së Lipjanit z. Imri Ahmeti, në emër të institucioneve komunale, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të z. Ermal Sherifi nga fshati Rubofc.
E nderuar familje Sherifi,
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për humbjen e parakohshme të më të dashurit tuaj, Ermal Sherifi. Kjo ngjarje e rëndë ka prekur thellë jo vetëm familjen tuaj, por edhe të gjithë qytetarët e Komunës së Lipjanit.
Në këto momente të dhimbshme, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Sherifi, të afërmve, miqve, kolegëve dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njohin Ermalin.
Zoti e mëshiroftë!
Imri Ahmeti
Kryetar i Komunës së Lipjanit