Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, në emër të institucioneve komunale, ngushëllon familjen Retkoceri për ndarjen nga jeta të Tefik Retkocerit, një figure të dalluar të sportit lipjanas.
E nderuara familje Retkoceri,
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Tefik Retkocerit, i cili për shumë vite kontribuoi në zhvillimin e sportit.
Tefik Retkoceri, me përkushtimin dhe dashurinë e tij për hendbollin, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e sportit tonë. Për vite me radhë, ai dha një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin dhe masovizimin e sportit, duke krijuar dhe udhëhequr klube sportive që frymëzuan gjenerata të tëra të të rinjve lipjanas.
Ai themeloi dhe drejtoi klubin e hendbollisteve “Ulpiana”, i cili është vetëm një prej shumë veprave që do të mbeten kujtim dhe trashëgimi e vlefshme për komunitetin tonë sportiv.
Në këto momente të vështira, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Retkoceri, të afërmit, miqtë dhe të gjithë komunitetin sportiv që sot përjeton këtë humbje të madhe.
Zoti e mëshiroftë!
Imri Ahmeti
Kryetar i Komunës së Lipjanit