Kryetari i Komunës së Lipjanit z. Imri Ahmeti, në emër të institucioneve komunale shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të mulla Muhamed ef. Nezirit, ish-imam në fshatin Dobrajë e Madhe dhe ish-sekretar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Lipjanit.
E nderuara familje Neziri,
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të mulla Muhamed ef. Nezirit, i cili për shumë vite shërbeu si imam në fshatin Dobrajë e Madhe. Ai do të kujtohet si një burrë modest, punëtor dhe i përkushtuar shembull i urtësisë dhe i respektit ndaj të tjerëve.
Në kuadër të angazhimit të tij në Bashkësinë Islame, ai ushtroi edhe detyrën e sekretarit të Këshillit të Bashkësisë Islame të Lipjanit, duke kontribuar në veprimtarinë e këtij institucioni. Shërbimi dhe përkushtimi i tij në këto detyra do të kujtohen me respekt.
Në këto momente të dhimbshme, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Neziri, Këshillin e Bashkësisë Islame në Lipjan, të afërmit, miqtë dhe të gjithë ata që patën rastin ta njohin dhe të bashkëpunojnë me të.
Zoti e mëshiroftë!
Imri Ahmeti
Kryetar i Komunës së Lipjanit