Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, në emër të institucioneve komunale, ngushëllon familjen Miftari me rastin e ndarjes nga jeta të më të dashurit të tyre, Arif Miftari nga Gadime e Epërme.
E nderuara familje Miftari,
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Arif Miftarit, i cili gjatë jetës së tij u dallua për angazhimin dhe kontributin në procese të ndryshme shoqërore.
Kontributi i tij do të mbahet mend si pjesë e rëndësishme e angazhimit qytetar, përmes aktivitetit në Gadime të Epërme, në Lipjan dhe më gjerë, duke dhënë vazhdimisht kontribut në çështje me interes për qytetarët dhe duke reflektuar vlera të përkushtimit dhe bashkëpunimit shoqëror.
Në këto momente të vështira, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Miftari, të afërmit, miqtë, bashkëpunëtorët dhe të gjithë ata që patën rastin ta njohin dhe të bashkëpunojnë me të.
Zoti e mëshiroftë!
Imri Ahmeti
Kryetar i Komunës së Lipjanit