Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, në emër të institucioneve komunale, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të z. Adem Luma, babait të dëshmorit të kombit, Ismail Luma.
E nderuar familje Luma,
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Adem Lumës, babait të heroit të kombit, Ismail Luma, i cili jetën e tij ia dha Kosovës për të qenë të lirë.
Adem Luma do të kujtohet përjetësisht si babai i një heroi që sakrifikoi jetën për atdheun. Dhimbja për ndarjen e tij është e madhe, por po aq e madhe mbetet krenaria për veprën dhe sakrificën sublime të djalit të tij, i cili me gjakun dhe jetën e vet i hapi rrugë lirisë që e gëzojmë sot.
Në këto momente të rënda, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Luma, të afërmve, miqve dhe të gjithë atyre që patën nderin ta njohin.
Zoti e mëshiroftë!
Imri Ahmeti
Kryetar i Komunës së Lipjanit