Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, në emër të institucioneve komunale, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen tragjike nga jeta të më të dashurit tuaj, Endrit Ademi, i cili humbi jetën në vendin e punës në Milano, Itali.
E nderuar familje Ademi,
Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të Endritit, një humbje e rëndë që ka prekur jo vetëm familjen tuaj, por të gjithë qytetarët e Komunës së Lipjanit.
Në këtë moment pikëllimi, ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta, juve si familje, kolegëve, miqve dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njihnin nga afër Endritin.
Zoti e mëshiroftë!
Imri Ahmeti
Kryetar i Komunës së Lipjanit