Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Lipjanit dhe Rrjetit të Grave të Kosovës, është mbajtur takim diskutues me anëtarët e Mekanizmit Koordinues Lokal Kundër Dhunës në Familje, Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës me Bazë Gjinore.
Gjatë takimit u diskutua për format e dhunës me bazë gjinore të kryer përmes teknologjisë, përdorimin e provave digjitale në trajtimin e rasteve, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për parandalimin dhe adresimin e këtyre dukurive.