Me rastin e Ditës Botërore të Mbulesës, e cila shënohet në mbarë botën, Departamenti i Gruas i Bashkësisë Islame në Lipjan, organizoi një aktivitet domethënës, duke vënë në pah rëndësinë e mbulesës si simbol i identitetit, dinjitetit, besimit dhe lirisë së zgjedhjes së gruas.
Ky aktivitet shërbeu si një mesazh ndërgjegjësues për respektimin e diversitetit fetar dhe kulturor, si dhe për fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri. Mbulesa nuk është kufizim, por shprehje e bindjes personale dhe e vlerave shpirtërore.
Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit dhe institucionet që e mbështetën këtë ngjarje, duke kontribuar në promovimin e tolerancës, respektit dhe bashkëjetesës në shoqërinë tonë.