Ekspozita ofroi një përmbledhje vizuale nga periudha e luftës, përmes fotografive autentike që dëshmojnë sakrificën, qëndresën dhe përpjekjet e popullit tonë për liri.
Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, theksoi rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe trashëgimisë sonë kombëtare, si një vlerë të shenjtë që duhet të kultivohet dhe përcillet te gjeneratat e reja.
Ky aktivitet shënon vazhdimin e ngjarjeve kulturore që po mbahen në kuadër të Javës së Kulturës në Lipjan, me qëllim promovimin e vlerave historike.