Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, sonte mbahet koncerti përmbyllës i festivalit “Mërgata Fest & Sports”, ku do të performojnë këngëtarët e mirënjohur shqiptarë: Cozman, Gold AG, David Dreshaj, Leonard Gashi, DJ Ami, Burim Hoxha dhe Gentian.
Sheshi “Adem Jashari” – Lipjan
Ora 20:00
Na pret një mbrëmje me atmosferë elektrizuese dhe muzikë në zemër të qytetit.
Ju ftojmë të jeni pjesë e kësaj nate të veçantë – Lipjani feston bashkë!