Komuna e Lipjanit ka realizuar sot shpërndarjen e pajisjeve bujqësore për fermerët e komunës, në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme për zhvillimin e sektorit të bujqësisë.
Me këtë rast, Kryetari i Komunës, z. Imri Ahmeti, theksoi se Komuna e Lipjanit është ndër komunat që mbështet më së shumti fermerët përmes pajisjeve dhe investimeve konkrete, me qëllim të rritjes së prodhimtarisë bujqësore dhe përmirësimit të kushteve të punës për fermerët lokalë.
“Investimi te fermerët është investim i drejtpërdrejtë në zhvillimin e ekonomisë lokale dhe në fuqizimin e prodhimit vendor”, tha Kryetari z. Imri Ahmeti, duke u uruar fermerëve punë të mbarë në aktivitetet e tyre bujqësore.
Komuna e Lipjanit mbetet e përkushtuar që përmes mbështetjes me pajisje bujqësore, të vazhdojë përkrahjen për fermerët dhe të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë në komunë.