Komuna e Lipjanit, përkatësisht Drejtoria për Planifikim, Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit, ka organizuar sot aktivitete në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Tokës.
Gjatë këtij aktiviteti është realizuar mbjellja e fidaneve, si dhe shpërndarja e fletushkave informuese, me qëllim të rritjes së vetëdijes qytetare për rëndësinë e ruajtjes dhe mbrojtjes së mjedisit.
Po ashtu përfaqësuesit e Drejtorisë për Planifikim, Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit kanë mbajtur një prezantim informues lidhur me historikun e kësaj dite, si dhe rëndësinë e mbrojtjes së tokës dhe mjedisit në përgjithësi.
Ky aktivitet është realizuar në bashkëpunim me nxënësit e klasave të para të SHFMU “Vëllezërit Frashëri” në Lipjan, me synimin për nxitjen dhe edukimin e brezave të rinj për kujdesin dhe përgjegjësinë ndaj mjedisit.