Komuna e Lipjanit përkatësisht Drejtoria për Ekonomi dhe Zhvillim njofton të gjithë qytetarët dhe ndërmarrësit e interesuar se do të organizojë sesion informues lidhur me thirrjen për aplikim për grantet në ndërmarrësi.
07 tetor 2026 (e mërkurë)
10:00
Salla e Kuvendit, Lipjan
Gjatë këtij sesioni, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të informohen në detaje rreth kritereve të aplikimit, kushteve të përfitimit, dokumentacionit të nevojshëm dhe procedurave që duhet ndjekur për aplikim.
Ftohen të gjithë të interesuarit të marrin pjesë dhe të përfitojnë informacione të drejtpërdrejta lidhur me këtë mundësi mbështetëse për zhvillimin e aktiviteteve ndërmarrëse.
Për informata shtesë lidhur me thirrjen dhe procesin e aplikimit, të interesuarit mund t’i drejtohen Drejtorisë për Ekonomi dhe Zhvillim të Komunës së Lipjanit ose organizatës HELP Kosovo.