Komuna e Lipjanit ju fton të merrni pjesë në koncertin festiv “Rinia Fest 2025”, të organizuar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, një mbrëmje e mbushur me muzikë, energji dhe talente të rinj.
Në skenë do të performojnë Donjeta Morina, Nichi, Ideal Qoqaj, Ajla Jakaj dhe DJ Redline, ndërsa mbrëmja do të pasurohet me promovimin e talenteve lokale, valle tradicionale nga shoqata austriake dhe një Photo Booth atraktiv.
Ky koncert është më shumë se muzikë, është një festë ku të rinjtë e Lipjanit bashkohen për të festuar, ndarë energji pozitive dhe krijuar miqësi të reja.
Photo Booth – shkrepni foton me shoqërinë, shpërndajeni në rrjetet sociale dhe bëhuni pjesë e kujtimeve të paharrueshme të #RiniaFest2025.
12 gusht 2025
19:00 – 22:00
Sheshi “Adem Jashari”, Lipjan
Ju mirëpresim!
Ky aktivitet mbështetet nga Komuna e Lipjanit – DKRS dhe implementohet nga OJQ Vizioni Rinor i Shalës.