Komuna e Lipjanit dënon ashpër aktin e vandalizmit të ndodhur në hapësirën e gjelbëruar prapa shtatores së heroit Haradin Bajrami, ku është dëmtuar një dru dekorativ i mbjellë në këtë hapësirë publike.
Veprime të tilla janë të papranueshme, pasi dëmtojnë pronën publike dhe shkaktojnë kosto shtesë për buxhetin e Komunës, duke cenuar investimet e realizuara në shërbim të qytetarëve.
I bëjmë thirrje organeve kompetente që të hetojnë rastin, të identifikojnë personat përgjegjës dhe të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore ndaj tyre.