Komuna e Lipjanit ka përmbyllur ditën e tretë të dëgjimeve publike për Planifikimin e Buxhetit për periudhën 2026–2028, me qëllim përfshirjen aktive të qytetarëve në përcaktimin e prioriteteve dhe nevojave zhvillimore të lokaliteteve.
Drejtori për Buxhet dhe Financa, z. Latif Ramadani, vlerësoi pjesëmarrjen e qytetarëve dhe theksoi se dialogu i drejtpërdrejtë me ta është çelësi për hartimin e një buxheti që pasqyron realisht prioritetet e qytetarëve. Ai prezantoi gjithashtu pikat kryesore të buxhetit dhe nënvizoi rëndësinë e përfshirjes së të gjithëve në këtë proces.
Gjatë takimeve në Shalë dhe Magurë, qytetarët patën mundësinë të paraqesin propozime, kërkesa dhe ide për projekte që i konsiderojnë të domosdoshme për zhvillimin e lokalitetit të tyre.
Komuna e Lipjanit mbetet e përkushtuar për një proces buxhetor gjithëpërfshirës, transparent dhe të orientuar drejt zhvillimit të qëndrueshëm.