Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Epopesë së UÇK-së, fëmijët e çerdhes së Gadimes sot realizuan vizitë në Komunën e Lipjanit.
Gjatë kësaj vizite ata u pritën nga Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, Kryesuesi i Kuvendit, z. Daut Azemi, si dhe Drejtori i Drejtorisë së Arsimit, z. Rasim Hasani.
Vizita u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë ku fëmijët së bashku me edukatoret e tyre patën mundësinë të njihen nga afër me institucionet komunale dhe punën e tyre.