Nënkryetari i Komunës së Lipjanit z. Diamant Bytyqi, sot ka marrë pjesë në Panairin e Produkteve Ushqimore dhe Artizanale, një aktivitet i dedikuar promovimit të prodhuesve vendorë dhe artizanëve lokalë, i cili do të zgjasë për dy ditë.
Panairi mblodhi prodhues dhe artizanë nga Komuna e Lipjanit, të cilët prezantuan produktet e tyre tradicionale, përfshirë produkte ushqimore vendore, punime artizanale dhe prodhime bujqësore, duke krijuar një platformë për prezantimin e punës dhe produkteve të tyre.
Ky aktivitet synon të mbështesë zhvillimin e prodhimit vendor dhe fuqizimin e bizneseve të vogla dhe të mesme, si faktor kyç për zhvillimin ekonomik lokal, si dhe rritjen e potencialit prodhues të komunës së Lipjanit.
Panairi u organizua me mbështetjen e Komunës së Lipjanit dhe Misionit të OSBE-së në Kosovë.