Komuna e Lipjanit organizoi sot në sheshin “Adem Jashari” Panairin e Prodhimeve Vendore, një ngjarje tre-ditore që promovon punën, përkushtimin dhe kreativitetin e prodhuesve vendor.
Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, gjatë vizitës së tij, theksoi se mbështetja e prodhimeve vendore është jo vetëm një vlerësim për punën e prodhuesve, por edhe një investim i drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik dhe të ardhmen e qëndrueshme të komunës.
Panairi ofron një gamë të gjerë prodhimesh, duke përfshirë veshje tradicionale, produkte bujqësore dhe blegtorale, ushqime, si dhe punime artizanale.