Në kuadër të shënimit të 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, nxënësit e klasave të para të Shkollës Fillore “Vëllezërit Frashëri” në Lipjan zhvilluan një vizitë edukative në Kuvendin e Komunës së Lipjanit. Qëllimi i aktivitetit ishte t’u prezantohej fëmijëve funksionimi i institucioneve vendore dhe roli i tyre institucional.
Drejtori i Arsimit, z. Rasim Hasani, fillimisht iu uroi nxënësve dhe stafit të shkollës 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Në vazhdim ai falënderoi stafin për angazhimin dhe përkushtimin në edukimin e brezave të rinj, duke shprehur mirënjohjen edhe për organizimin e vizitës.
Gjatë vizitës nxënësit patën mundësinë të njihen nga afër me punën e Kuvendit dhe të Komunës, duke mësuar për proceset institucionale dhe rëndësinë e qytetarisë aktive.