Të nderuar qytetarë të Komunës së Lipjanit,
Ju informojmë se nesër, më 11 qershor 2025, do të vazhdojnë dëgjimet publike lidhur me Kornizën Afatmesme të Buxhetit për vitet 2026–2028, sipas orarit të paraparë më poshtë.
Qëllimi i këtyre dëgjimeve është përfshirja e drejtpërdrejtë e qytetarëve në procesin e planifikimit buxhetor, si dhe identifikimi i prioriteteve zhvillimore të komunës për periudhën në vijim .
Takimet janë të hapura për të gjithë qytetarët e interesuar.
Kontributi juaj është i domosdoshëm për ndërtimin e një buxheti sa më gjithëpërfshirës!