Drejtoria për Buxhet dhe Financa njofton të gjithë tatimpaguesit e Komunës së Lipjanit se Ministria e Financave ka lëshuar faturat e tatimit në pronë për vitin 2026.
Tatimpaguesit e regjistruar në sistem me numër personal mund ta shkarkojnë faturën përmes platformës eKosova ose ta tërheqin atë pranë komunës ku janë pronarë apo posedues të pronës së paluajtshme.
Afatet e pagesës për personat rezidentë:
Kësti i parë deri më 30 qershor 2026
Kësti i dytë deri më 30 shtator 2026
Për personat jo-rezidentë pagesa bëhet në një këst të vetëm deri më 30 shtator 2026.
Në rast vonese aplikohet gjobë prej 10% dhe interes mujor prej 0.65%.
Për më shumë informata ju lutemi referojuni dokumentit zyrtar të publikuar në ueb-faqen e Komunës së Lipjanit, në linkun e bashkëngjitur: https://lipjan.rks-gov.net/…/2026/04/20260403094241997.pdf