Komuna e Lipjanit njofton të gjithë qytetarët, personat fizikë dhe juridikë, të cilët kanë pësuar dëme si pasojë e reshjeve atmosferike dhe vërshimeve, që t’i lajmërojnë dëmet përmes kërkesës drejtuar DSHPMSSH-së, përkatësisht Komisionit Komunal për Vlerësimin e Dëmeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera.
Kërkesat për vlerësimin e dëmeve pranohen nga data 12.01.2026 deri më 19.01.2026, deri në ora 16:00, ndërsa dorëzimi i tyre bëhet në Qendrën për Shërbim me Qytetar, kati përdhes, sporteli nr. 2.
Për më shumë informacion, shihni linkun e bashkëngjitur: