Nënkryetari i Komunës së Lipjanit z. Diamant Bytyqi, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, sot ka bërë homazhe dhe ka vendosur buqetë me lule pranë pllakës përkujtimore në Grykën e Shalës, në nderim të 27-vjetorit të rënies së martirit Uran Amërllahu.
Me këtë rast nënkryetari Bytyqi, theksoi se nderimi i martirëve dhe viktimave të luftës është detyrim i përhershëm i institucioneve dhe shoqërisë sonë. Historia e Uranit dhe e fëmijëve të tjerë të vrarë gjatë luftës duhet të mbetet pjesë e kujtesës sonë kolektive, si dëshmi e vuajtjeve dhe sakrificës së popullit të Kosovës në rrugëtimin drejt lirisë.
Lavdi martirit Uran Amërllahu dhe të gjithë martirëve të lirisë!