Nënkryetari i Komunës së Lipjanit, z. Diamant Bytyqi, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, sot ka bërë homazhe dhe ka vendosur buqetë me lule pranë pllakave përkujtimore të martirëve të fshatit Mirenë, në shenjë respekti për sakrificën e tyre për lirinë e atdheut.
Me këtë rast, nënkryetari Bytyqi theksoi se kujtimi për martirët dhe dëshmorët është i shenjtë dhe do të mbetet përherë i gjallë në kujtesën tonë kolektive. Është obligim i yni si institucion, por edhe si qytetarë, që ta ruajmë dhe ta përcjellim brez pas brezi këtë trashëgimi të lavdishme të qëndresës dhe flijimit për atdhe.
Lavdi e përjetshme martirëve dhe dëshmorëve të kombit!