Nënkryetari i Komunës së Lipjanit z. Diamant Bytyqi, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, me rastin e 27 vjetorit të rënies heroike të Heroit të Kombit Ismet Asllani, ka bërë homazhe dhe ka vendosur buqeta me lule pranë shtatores, në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për veprën e tij.
Me këtë rast nënkryetari Bytyqi, theksoi se idealet për të cilat luftoi Ismet Asllani dhe bashkëluftëtarët e tij për një shtet të pavarur dhe të zhvilluar mbeten udhërrëfyes dhe përgjegjësi e përhershme për të gjithë.
Lavdi Heroit të Kombit, Ismet Asllani!