Nënkryetari i Komunës së Lipjanit, z. Diamant Bytyqi, sot mori pjesë në hapjen e biznesit të ri “Rina Dessert” në qytetin e Lipjanit. Ky biznes është mbështetur nga Komuna e Lipjanit në bashkëpunim me organizatat IADK dhe FRIeDA.
Me këtë rast, nënkryetari Bytyqi u shpreh i lumtur për hapjen e bizneseve të reja në qytet, veçanërisht kur ato ndërmerren nga gratë. Ai theksoi se përfshirja e grave në sipërmarrje është dëshmi e aftësive dhe përkushtimit të tyre, sa më shumë gra të angazhohen në biznes, aq më shumë do të rriten punësimi dhe zhvillimi ekonomik në komunën tonë.
Komuna e Lipjanit do të vazhdojë të mbështesë iniciativat që fuqizojnë ekonominë lokale dhe krijojnë mundësi të reja për qytetarët.