Komuna e Lipjanit ka ndërtuar bashkëpunim me institucione dhe kompani të ndryshme me qëllim të tejkalimit të vështirësive të krijuara nga situata e vërshimeve.
Në bashkëpunim me shoqatën Swiss “Barakah” Charity, gjatë ditës së sotme është realizuar shpërndarja e pakove ushqimore dhe ujë të pijshëm për disa nga familjet e prekura nga vërshimet.
Në emër të institucionit të Komunës së Lipjanit, shprehim falënderim të veçantë për të gjitha kompanitë dhe individët lipjanas që kanë ofruar bashkëpunim dhe mbështetje, duke kontribuar që kjo periudhë e vështirë të tejkalohet sa më lehtë.
Gjithashtu falënderojmë Stacionin Policor në Lipjan, Njësinë e Zjarrfikësve, Kompaninë e Ujësjellësit, KBI Lipjan, Dino Company, Rexha Com, Xhema Company, Beni Construction, 7 Vëllezërit, Jetimat e Ballkanit, Nuno Queirós – UNDP, KBI Lipjan, familjen Tasholli, Mediat në veçanti ato lokale, si dhe qytetarë të shumtë që kanë dalë vullnetarisht në mbështetje të familjeve dhe fshatrave të prekura.
Komuna e Lipjanit mbetet e përkushtuar të qëndrojë pranë qytetarëve të saj dhe të koordinojë ndihmën institucionale dhe humanitare sipas nevojës.