Nënkryetari i Komunës së Lipjanit, z. Diamant Bytyqi, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, me rastin e 27-vjetorit të rënies heroike të Ismail Luma-Altinit, bëri homazhe dhe vendosi buqeta me lule pranë lapidarit të heroit, në shkollën “Ismail Luma”, si shenjë respekti dhe mirënjohjeje për veprën e tij të pavdekshme.
Nënkryetari Bytyqi theksoi se sakrifica sublime e dëshmorëve, në mesin e tyre edhe Ismail Luma-Altini, ka ndërtuar themelet e lirisë dhe të shtetësisë sonë, ndërsa respekti dhe përkujtimi për ta janë të shenjta dhe do të mbeten përherë të gjalla në kujtesën tonë kolektive.
Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe martirëve!