Me rastin e përvjetorit të rënies së dëshmorit Xhevdet Breznica, Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorët, bëri homazhe dhe vendosi buqeta me lule pranë lapidarit në fshatin Dobrajë e Madhe, si shenjë respekti dhe mirënjohjeje për veprën e pavdekshme.
Me këtë rast, Kryetari Ahmeti theksoi se respekti dhe mirënjohja ndaj dëshmorëve duhet të jenë të përhershme, sepse mbi veprën e tyre është ndërtuar liria dhe perspektiva e vendit tonë. Sakrifica sublime e tyre na obligon që me përgjegjësi dhe përkushtim të vazhdueshëm, të punojmë çdo ditë për një Kosovë më të fortë dhe më të begatë.
Lavdi të gjithë dëshmorëve!