Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, kanë bërë homazhe dhe ka vendosur buqeta me lule pranë shtatores së Heroit të Kombit, Arsim Zeqiri, në fshatin Hallaq i Madh, me rastin e 27-vjetorit të rënies së tij.
Kryetari Ahmeti theksoi se jo vetëm familja, por i gjithë Lipjani është krenar për heroin Arsim Zeqiri, i cili në moshë të re iu bashkua UÇK-së për të mbrojtur vendin dhe popullin e tij. Sot duhet të jemi krenarë që patëm djem të tillë si Arsim Zeqiri, ndërsa obligimi ynë mbetet të punojmë me ndershmëri për atdheun, sepse vetëm kështu i nderojmë të rënët tanë.