Festivali vazhdoi me një natë të mbushur me energji, ritëm dhe emocion, duke sjellë një atmosferë festive që e gjallëroi qytetin dhe mblodhi qindra të rinj e qytetarë në sheshin “Adem Jashari”.
Artistët e mirënjohur sollën performanca të mrekullueshme, ndërsa publiku lipjanas e ktheu mbrëmjen në një festë të paharruar.
Mbrëmja finale është sonte. Ju mirëpresim për të përjetuar edhe një natë tjetër plot muzikë dhe atmosferë fantastike!