Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 18 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, dhe të organizuara nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, u krijua një atmosferë festive për të gjithë qytetarët e pranishëm.
Programi përfshiu koncert muzikor me interpretimin e artistëve të njohur si DJ Ami, Alban Mehmeti, Flamur & Ilir, Saranda Korpuzi, Bardha Drnogllava dhe Emir Drnogllava, të cilët me performancën e tyre sollën energji të jashtëzakonshme, duke e shndërruar këtë ditë në një festë të paharrueshme. Për më të vegjlit u organizuan aktivitete rekreative dhe zbavitëse, ndërsa në përmbyllje u shpërndanë dhurata simbolike në nder të kësaj dite të rëndësishme për vendin tonë.
Gëzuar Ditën e Pavarësisë së Kosovës!