Në sallën e Kuvendit të Komunës së Lipjanit, gjatë ditës së sotme është mbajtur debat i hapur publik me qytetarë për të diskutuar Draft-Planin Komunal për Ri integrimin e Qëndrueshëm të Përsonave të Riatdhesuar dhe Integrimin e të Huajve në Komunën e Lipjanit 2026-2028.
Shkelzen Hajdini, drejtor i Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale si dhe njëherit kryesues i komisionit për hartimin e kësaj rregullative ligjore para të pranishmëve kanë prezantuar Draft-Planin Komunal për Ri integrimin e Qëndrueshëm të Përsonave të Riatdhesuar dhe Integrimin e të Huajve në Komunën e Lipjanit 2026-2028.
Gjatë këtij takimi është kërkuar nga të gjithë të jenë sa më aktivë gjatë fazës së konsultimit publik dhe të kontribuojnë me ide dhe rekomandime që kanë për synim avancimin e mëtejshëm të dokumentit.
Po ashtu u dhanë propozime konkrete nga pjesëmarrësit lidhur me këtë dokument.