Në sallën e Kuvendit të Komunës së Lipjanit, gjatë ditës së sotme është mbajtur debat i hapur publik me qytetarë për të diskutuar Projekt – Rregulloren për Taksat dhe Gjobat Komunale.
Përfaqësues nga komisioni për hartimin e kësaj rregullative ligjore, para të pranishmëve ka prezantuar projekt– Rregulloren për Taksat dhe Gjobat Komunale.
Gjatë këtij takimi është kërkuar nga të gjithë që të jenë sa më aktivë gjatë fazës së konsultimit publik dhe të kontribuojnë me ide dhe rekomandime që kanë për synim avancimin e mëtejshëm të dokumentit.
Po ashtu u dhanë propozime konkrete nga pjesëmarrësit lidhur me këtë dokument.