Në sallën e Kuvendit të Komunës së Lipjanit, gjatë ditës së sotme, është mbajtur një debat i hapur publik me qytetarë për diskutimin e Draft-Planit të transportit rrugor të udhëtarëve me autobus në territorin e Komunës së Lipjanit për periudhën 2026–2030.
Drejtori i Shërbimeve Publike, Sead Aliu, para të pranishmëve prezantoi Draft-Planin e transportit rrugor të udhëtarëve me autobus në territorin e Komunës së Lipjanit për periudhën 2026–2030, duke u fokusuar edhe në rregullativën ligjore përkatëse.
Gjatë këtij takimi është kërkuar nga të gjithë të jenë sa më aktivë gjatë fazës së konsultimit publik dhe të kontribuojnë me ide dhe rekomandime që kanë për synim avancimin e mëtejshëm të dokumentit.
Po ashtu u dhanë propozime konkrete nga pjesëmarrësit lidhur me këtë dokument.