Komuna e Lipjanit u nderua me Çmimin e Mirënjohjes në Festivalin Folklorik Tipologjik Kombëtar, i mbajtur në Leskovik të Ersekës, Shqipëri, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës Botërore të Muzikës.
Me mbështetjen e Komunës së Lipjanit, qyteti ynë u përfaqësua në këtë festival nga folkloristët Erjad Korpuzi dhe Rilind Krasniqi, të cilët prezantuan vlerat e traditës, kulturës dhe trashëgimisë folklorike të Lipjanit dhe Kosovës.
Çmimi i Mirënjohjes i ndarë nga organizatorët e festivalit përbën një vlerësim të rëndësishëm për promovimin e kulturës sonë dhe përfaqësimin e suksesshëm të vlerave folklorike.